Ervin Salianji: Nuk ka asnjë lobim rus në Partinë Demokratike - NACIONALE

Ervin Salianji: Nuk ka asnjë lobim rus në Partinë Demokratike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka komentuar raportin e deklasifikuar të inteligjencës amerikane, i cili thotë se në vitin 2017 PD-ja është financuar me para ruse.

Ai ka mohuar mundësinë e ndikimit të Rusisë në këtë parti.

Së pari nuk ka një lobim rus në Partinë Demokratike. Mund të ketë interesa personale dhe ndonjë që mund të ketë përfituar personalisht. Asnjë në PD, asnjë anëtar i thjeshtë, jo më drejtuesi i saj politik. Deputetët nuk ka asnjë diskutim që nuk kanë asnjë dijeni sepse di dhe personalisht që nuk kam asnjë dijeni për këtë çështje. Dënojnë çdo ndërhyrje të huaj, por sidomos ndërhyrje ruse në punët e PD-së”, ka thënë ai.

Sipas tij, PD-ja është parti perëndimore.

PD-ja është një parti e ndërtuar me vokacion Perëndimor dhe Eur-Antlantike dhe çdo përfshirje në këto lojëra jo vetëm ndaj PD-së që i është bërë dëm i jashtëzakonshëm nëse kjo do të vërtetohet që është e tillë, por çdo anëtar i PD-së do të ndihej i neveritur nëse para ruse apo çfarëdolloj ndikimi rus mund të ketë pasur edhe ndikimin më të vogël në çdo lloj përfaqësuesi të PD-së”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme