Ermal Panduri paralajmëron “zjarr” në “Debat Plus”, Nacionale e merr vesh për çka bëhet fjalë
Ermal Panduri, moderator i emisionit “Debat Plus”, ka bërë një status, në të cilin ka bërë një paralajmërim në lidhje me emisionin e tij.
Ai ka përdorur dy “emoji”, të cilat tregojnë zjarr. Pra Panduri po paralajmëron debat të zjarrët në emision. Por Panduri nuk ka treguar se kush është i ftuar në emision ose se çfarë debate do të ndodhë sonte.
Megjithatë, Nacionale ka kuptuar nga burime se në emision është i ftuar Çedomir Stojkoviq, avokat i Nikolla Sanduloviq, politikan serb që dyshohet se u rrah nga BIA serbe.