Erërat e forta në Prishtinë shkaktojnë dëme, mbi 12 raste intervenimi deri më tash - NACIONALE

Erërat e forta në Prishtinë shkaktojnë dëme, mbi 12 raste intervenimi deri më tash

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Si pasojë e erërave të forta në vend, vetëm në Prishtinë që nga mbrëmja e djeshme janë intervenuar në 12 raste, ka njoftuar Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, në një përgjigje për Telegrafi-n.

Prej mbrëmë janë mbi 12 raste që kemi intervenuar në pothuajse të gjitha pjesët e qytetit duke filluar nga lagjja Arbëria, Rrugën B, Bregun e Diellit, Dardani etj”.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, ka izoluar edhe zonën rreth objektit të Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të parandaluar ndonjë fatkeqësi të mundshme nga erërat e forta të paralajmëruar nga 20 deri në 80 km/h të cilat do të sjellin edhe dëme materiale.

Lajme të ngjashme