Erdogan tha se është i gatshëm të ndërmjetësojë në dialog, Kurti: Dialogu bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit - NACIONALE

Erdogan tha se është i gatshëm të ndërmjetësojë në dialog, Kurti: Dialogu bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, gjatë ditës së mërkurë u deklarua se është i gatshëm të përfshihet në dialogun e Kosovës me Serbinë, si ndërmjetësues.

Por, Kurti ani pse shprehi respect ndaj Turqisë si shtet mik dhe aleat tha se ndërmjetësimi bëhet nga ana e Brukselit.

“Ata i kanë agjendat e tyre dhe ne Turqinë e kemi shtet mik dhe aleat. Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – ku Kosova nuk është aty temë por palë – bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit dhe ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nesër do të vijnë përfaqësuesit specialë nga Berlini dhe Parisi që do ta shoqërojnë ndërmjetësin Lajçak, por natyrisht që ndihma e të gjitha shteteve tona mike është e mirëseardhur”, tha Kurti.

Lajme të ngjashme