Erdogan: "Mos e nënvlerësoni Rusinë" - NACIONALE

Erdogan: "Mos e nënvlerësoni Rusinë"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi sot në Beograd se Rusia nuk duhet nënvlerësuar.

I pyetur se kush është fajtori për situatën e vështirë në Evropë dhe si mund të tejkalohet kjo situatë, Erdogan tha se Turqia ka ndjekur gjithmonë një politikë të ekuilibruar ndaj Rusisë dhe Ukrainës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.

“Nuk më duhet të përmend emra, por ka disa vende në Perëndim që mendojmë se qasja e tyre nuk është e saktë. Ata po ndjekin një politikë të bazuar në nxitjen e konfliktit në Ukrainë. Kur drejton një politikë provokimi, nuk mund të arrish rezultate”, shpjegoi ai.

Erdogan, deklaroj se nuk mund të themi se kush është fituesi i luftës, pasi që nuk ka një të tillë.

“Nuk mund të them se Rusia është fituese apo Ukraina, por deri më tani ne kemi ndjekur një politikë të caktuar dhe po përpiqemi të shohim mënyrat dhe të kuptojmë nëse kjo luftë mund të përfundojë së shpejti. Fatkeqësisht e shoh që kjo nuk është e mundur”, tha ai.

Ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin serb Aleksandar Vuçiq theksoi se ata që e nënvlerësojnë Rusinë e kanë gabim.

Lajme të ngjashme