“Era zgjedhje; fullirant”: Komentuesit e bëjnë horë Kurtin, pasi e postoi fotografinë e Xhamisë së Çarshisë
Tri ditë më parë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti publikoi një postim, ku shihej edhe fotografia e Xhamisë së Çarshisë.
Ajo që ra në sy ishin komentuesit, të cilit në shumicë ishin kritikues ndaj Kurtit.
Disa komentues e lidhën publikimin e fotografisë me zgjedhjet.
“Era zgjedhje, Kryeministët!” – shkroi Adhurim Uka.
Njëjtë shkroi edhe Ardit Bilalli, një komentues tjetër.
Një tjetër shkroi që tash Kurti do të ndalojë edhe gjatë thirrjes së ezanit, thirrjes islame për falje.
“Hahahah koha e zgjedhjeve tash ja nis me i ndal fjalimet kur thrret Ezani e more prevarant” – shkroi komentuesja Mena Nina Çeku.
Një tjetër komentues shkroi se Kurti tash do të mund të postojë edhe fotografi duke marrë abdes.
“Kqyr mujsh tu postu edhe foto tu marr abdest para zgjedhjeve” – ka shkruar Egezon Baruti.