Era e fortë e çan lisin në Prishtinë, degët bien mbi trotuar dhe rrugë
Era e fortë ka bërë që një lis në Prishtinë të çahet, derisa degët e tij kanë rënë në trotuar dhe në rrugë.
Erëra të forta gjatë pasdites sot ka pasur në disa qytete të Kosovës.
Këto, kanë shkaktuar stuhi dhe rënie të lisave në shumë vende.
Vlen të theksohet se në Gjilan, dy ditë më parë janë lënduar katër persona si pasojë e rënies së një vinçi nga erërat e forta.