“Era çynk vëlla”: Basha kërkon zbatimin e ligjit për duhanin “njëherë e përgjithmonë”
Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka reaguar pas qëndrimit të shprehur nga Ministria e Bujqësisë se nuk do të kishte më tolerancë ndaj duhanpirësve brenda ambienteve të mbyllura.
Ai e ka përshkruar si “të padurueshme” situatën katuale derisa ka treguar edhe rreziqet nga të cilat kanosen jo-duhanpirësit në ambiente të mbyllura pikërisht nga duhanpirësit.
“Është ba e padurueshme? Sa herë kthehesh në mbrëmje në shtëpi, kundërmon era e rroba. Era çynk vëlla!” - u shpreh z. Basha në llogarinë e tij në Facebook.
Nacionale deri në këtë moment nuk ka arritur ta kuptojë se çka saktësisht nënkupton fjala “çynk”.
“NUK DUHET ME PASË TOLERANCË, kush do me vdekë dilni jashtë pine duhanin, ne nuk ua kemi me borxh kancerin!” - përfundoi Basha.