Epopeja e Dukagjinit, të hënën shënohet 27 vjetori me aktivitete në Gllogjan
Më 24 mars shënohet 27 vjetori i Epopesë së Dukagjinit, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Gllogjan ka zhvilluar njërën nga betejat më të ashpra me ushtrinë serbe.
E për nder të kësaj dite, të hënën do të ketë disa aktivitete, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit dhe fillimit të sulmeve të NATO-s.
Komuna e Deçanit, ka njoftuar se manifestimi fillon me homazhe nga ora 11:00 te varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, pastaj në ora 12:00 manifestimi qendror dhe nga ora 13:00 programi artistik.
Për të shënuar 27 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, Komuna e Deçanit ka filluar me aktivitete nga data 21 mars.
