Enver Hoxhaj do ta votonte një koalicion PDK – VV - NACIONALE

Enver Hoxhaj do ta votonte një koalicion PDK – VV

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se një koalicion mes PDK’së dhe VV’së do ta mbështeste si deputet.

“Nëse unë do të duhej të votoja diçka të tillë si deputet, natyrisht që do të votoja dhe do ta mbështesja. Natyrisht, por jo vetëm koalicion krizën...por, një koalicion edhe matematik se çfarë do të adresohej”, tha ai në Rubikon.

“Nuk dua të lëshohem në një skenar të tillë, me Kurtin kryeministër apo me Bedri Hamzën kryeministër. Natyrisht se ne do ta pranonim me çdo kusht që Bedriu të jetë kryeministër, por këto janë tema që do t’i zgjidhim kur të ulemi në tavolinë”, tha Hoxhaj në Klan Kosova.

Lajme të ngjashme