Enver Hasani për Bukoshin: E keqpërdorën mirësinë e tij, pa ia kuptuar pasionin - NACIONALE

Enver Hasani për Bukoshin: E keqpërdorën mirësinë e tij, pa ia kuptuar pasionin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Profesori Enver Hasani ka kujtuar Bujar Bukoshin, pas vdekjes së tij.

Hasani ka thënë se Bukoshi ishte i ditur dhe i besës.

Postimi:

Në kujtim të Dr. Bujar Bukoshit

Me Dr. Bujarin kemi kaluar gjashtë vjet të gjata në ekzil - vite pune, sfidash e idealizmi.

Ishte njeri i rrallë: i ditur e i butë, i fjalës e i besës, stoik në karakter e i drejtë si pak kush.

I pajisur me një ndjenjë të thellë për çdo fushë të jetës publike, edhe pse vinte nga mjekësia, ai e ndiente shtetin si organizëm të gjallë, që duhej shëruar me maturi, moral dhe vetëflijim.

Fatkeqësisht, ai besonte shumë, shpesh deri në naivitet, dhe zemrën e tij të bardhë ia lanë në duar njerëz që nuk e meritonin.

E keqpërdorën mirësinë e tij, pa ia kuptuar as thellësinë, as pasionin.

Por ai nuk u lig, sepse besonte më shumë te nderi sesa te rezultati.

Lamtumirë, mik i mirë, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës që e deshi dhe i shërbeu pa kursim.

Lajme të ngjashme