“Ëndërroj Real Madridin”: Futbollisti i ri nga Malisheva me synime të mëdha, dallohet për golat e shumta - NACIONALE

“Ëndërroj Real Madridin”: Futbollisti i ri nga Malisheva me synime të mëdha, dallohet për golat e shumta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ilir Rexha, i lindur më 15 prill të vitit 2007, është një nga lojëtarët më të dalluar të KF Malishevës, ekipit të qytetit prej nga vjen. Ndonëse vetëm 16-vjecar, ai luan për dy kategori, U-17 dhe U-19, në klubin e qytetin, që garon në Super Ligën e Kosovës.

Si sulmues i krahut të majtë, Iliri tashmë ka ra në sytë e trajnerëve të ndryshëm e futbolldashësve, duke qenë një nga golashënuesit më të mirë të ekipit të tij. Në sezonin 2022/2023, i cili sapo ka përfunduar, Iliri ka shënuar hic më pak se 32 gola.

Për shkak të lojës së tij kreative e golave të shënuar, sezonin e kaluar ishte ftuar në ekipën regjionale të Prizrenit, i zgjedhur nga Federata e Futbollit të Kosovës. Ai është shpërblyer nga Komuna e Malishevës me cmimin si sportisti më i dalluar i vitit 2022, ndërsa Lidhja Rajonale e Futbollit të Prizrenit i ka ndarë një mirënjohje për të arriturat e tij gjatë vitit 2022.

Ëndërrat e Ilirt, sigurisht, janë të mëdha. Si futbollist, ai dëshiron që një ditë të luaj për Real Madridin.

“Idoli im është Cristiano Ronaldo dhe një ditë dëshiroj të luaj për Real Madridin” – i tha Iliri gazetës Nacionale.

Tashmë Iliri e ka një përbojë ndërkombëtare, pasi vitin e kalua rai mori pjesë në turneun “Dana Cup”, që u organizua në Danimarkë, duke e zënë vendin e tretë, ndërsa ai shënoi 16 gola në total.

Lajme të ngjashme