Emrat e pronarëve të të gjitha mediave: A rrejti dje Fitore Pacolli në Kuvend kur tha se s'dihen?
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, dje i bëri thirrje Kuvendit dhe Qeverisë të marrin masa ndaj mediave, thua se është deputete e Partisë së Punës, në vitet e 60-ta në Shqipëri.
Arsyetimi i deputetes së VV-së ishte se nuk dihen pronarët e mediave, andaj sipas saj, Qeveria dhe Kuvendi duhet të marrin masa që të kuptohet çfarë po ndodh me funksionimin e mediave.
“Këtu kërkojmë vëmendjen e Kuvendit dhe Qeverisë që të marrin masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodh me funksionimin e mediave, me transparencën dhe identifikimin e pronësisë së mediumeve”, - tha Pacolli në foltoren e Kuvendit.
Por, duhet të kihet parasysh fakti se pothuajse çdo medium në Kosovë dihet se nga kush zotërohet. Madje gazetari, Berat Buzhala, përmendi këtë që dihet, emrat e pronarëve të mediave më të mëdha në Kosovë.