Emocionuese, djali i heroit Afrim Bunjaku lexon poezinë kushtuar babait të tij - NACIONALE

Emocionuese, djali i heroit Afrim Bunjaku lexon poezinë kushtuar babait të tij

1 vit më parë

nga NACIONALE

Djali i heroit Afrim Bunjaku ka lexuar sot një poezi emocionuese kushtuar babait të tij i cili u vra me 24 shtator të vitit 2023 gjatë një konfrontimi të armatosur me sulmuesit e Banjskës.

“Për babain tim. Ja u mbushën një vit. Në vetmi u mbush një vit që ka mbetur si nëna pa fëmijë, si babai pa djalë. Si vëllai pa vëlla. Si deti pa ujë. Si shkolla pa nxënës...”, janë disa nga rreshtat e poezisë të recituara nga djali i heroit Bunjaku.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup prej mbi 50 personash, të uniformuar e armatosur deri në dhëmbë, kishin mësyrë veriun e Kosovës. Qëllimi i tyre, tash i konfirmuar edhe me aktakuzë, ishte për ta aneksuar pjesën veriore të Kosovës.

Lajme të ngjashme