Emisioni "Jeta në Kosovë" fiton gjyqin kundër KPM-së në rastin Devolli - NACIONALE

Emisioni "Jeta në Kosovë" fiton gjyqin kundër KPM-së në rastin Devolli

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata e Prishtinës ka marrë një vendim në lidhje me emisionin "Jeta në Kosovë", duke anuluar vendimin e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) për shqipitim të një vërejtjeje për emisionin pas transmetimit të hulumtimit televiziv "Monopoli me dritë të diellit", raporton Kallxo.

Emisioni, i realizuar nga gazetarët Visar Prebreza dhe Jeta Xharra, ishte shpërblyer me çmimin e Bashkimit Evropian për hulumtimin më të mirë në vitin 2020. Megjithatë, Komisioni për Media e kishte vlerësuar këtë emision si të përmbajtjes denigruese.

Përballë kësaj situate, gazetarët dhe ekipi i "Jeta në Kosovë" ishin drejtuar në gjykatë. Pas kësaj, Gjykata e Prishtinës vendosi të anulonte vendimin e KPM-së.

Lajme të ngjashme