Emisari gjerman për Ballkanin: Nuk pranojmë Republika Srpska në Kosovë - NACIONALE

Emisari gjerman për Ballkanin: Nuk pranojmë Republika Srpska në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin, Manuel Sarrazin, ka deklaruar se nuk do të pranojnë Republika Srpska në Kosovë.

Ai deklaroi se Kosova nuk duhet të ketë frikë nga diskutimet për Asociacionin.

“Nga ana tjetër, është gjithashtu e qartë se skenari më i keq ndonjëherë është i gabuar. Mund të jetë krijimi i një Republika Srpska të re, gjë që nuk është në interesin e askujt. Ne nuk do ta pranojmë një rezultat të tillë. Unë mendoj se shumica e popullit të Kosovës, asnjë politikan i Kosovës nuk do të pranojë këtë gjë. Pra, është gjithashtu e qartë se nuk duhet të keni shumë frikë nga ky diskutim. Se duket sikur ka më shumë frikë që të mos behet ky diskutim. Është shumë e vështirë politikisht, sic dhe tema e njohjes sigurisht shumë e vështirë në Serbi. Por mendoj se kjo gjë nuk do të përfundojë mirë, nëse nuk fillojmë të prekim edhe çështje të vështira dhe gjithashtu të rrisim ndërgjegjësimin në shoqëri se: po, sigurisht që do të përballemi me vështirësi, por dua të them se mund të fillojmë të shohim si mund të duket kjo gjë”, u shpreh Sarrazin për Euronews.

Lajme të ngjashme