Emisari britanik flet për Bajnskën, vlerëson veprimet profesionale të Policisë së Kosovës - NACIONALE

Emisari britanik flet për Bajnskën, vlerëson veprimet profesionale të Policisë së Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach ka përsëritur se Britania e Madhe e mbështet normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve “Hina”, sipas “Klan Kosova”, ai e ka dënuar sulmin terrorist në Bajnskë të Zveçanit, duke thënë se Kosova po bashkëpunon plotësisht në hetime.

Ai raportohet se i ka vlerësuar edhe veprimet profesionale e të koordinuara të Policisë së Kosovës.

“Nga normalizimi ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të përfitojnë të gjithë qytetarët e të dy vendeve, por edhe rajoni më i gjerë, duke përfshirë edhe Kroacinë, dhe e ardhmja e Kosovës është ajo e një republike multietnike.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme