Emisari britanik arrin në Kosovë, e nis takimin me presidenten Osmani - NACIONALE

Emisari britanik arrin në Kosovë, e nis takimin me presidenten Osmani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Stuart Peach, i dërguari i posaçëm i Britanisë së Madhe për dialogun Kosovë-Serbi, është duke qëndruar në Kosovë.

E këtë mesdite, ai ka pasur një takim me shefen e shtetit, zonjën Vjosa Osmani.

Presidentja e vendit e ka pritur z.Peach në Presidencë.

Siç shihet nga fotografitë e Nacionales, z.Peach është i përcjellur nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Abbot.

Kujtojmë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është intensifikuar shumë javëve të fundit, teksa po flitet për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve deri në fund të vitit.

Madje, javën që shkoi Nacionale botoi një draft-statut të Asociacionit, e që është hartuar nga ekspertë të organizatës gjermane FES.

Lajme të ngjashme