Emigrantët nisin udhën e kthimit në mërgim, pritje të gjata në Merdarë dhe Jarinë
Pas përfundimit të festave të fundvitit, qytetarët kosovarë që jetojnë jashtë vendit kanë filluar të lënë sërish Kosovën për t'u kthyer në vendet ku punojnë dhe jetojnë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar raporton se në pikën kufitare të Merdarës, koha e pritjes për të dalë nga vendi është rreth një orë e gjysmë.
Edhe pika kufitare e Jarinjës po përballet me fluks të shtuar të udhëtarëve, ku pritjet shkojnë deri në 50 minuta.
Situata është më e qetë në pikat e tjera kufitare, ku kohët e pritjes luhaten ndërmjet 5 dhe 15 minutave.
Të dhënat janë përditësuar sot në orën 13:13.
