Emërohet komandanti i ri i stacionit policor në Lipjan, pasi Argjend Gashi dha dorëheqje morale - NACIONALE

Emërohet komandanti i ri i stacionit policor në Lipjan, pasi Argjend Gashi dha dorëheqje morale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komandant i Stacionit Policor në Lipjan është emëruar kapiten Brahim Shatrolli, pas dorëheqjes morale të atij paraprak, Argjend Gashi.

Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës në një përgjigje për Nacionalen.

“Pas rastit të fundit i cili ka ndodhur në Lipjan, komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Kapiten Argjend Gashi ka kërkuar lirim nga pozita e Komandantit të Stacionit dhe kërkesa e tij është aprovuar. Në pozitën e Komandantit të Stacionit Policor ne Lipjan, është emëruar Kapiten Brahim Shatrolli” – thuhet në përgjigje.

Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Argjend Gashi, më herëet ka bërë me dije se ka thënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Ai e ndërmori këtë vperim për shkak të rastit që ka ndodhur në Lipjan, ku 27-vjeçarin Agon Zejnullahu ka vdekur në duar të Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme