Qeveria emëron bordet e drejtorëve të katër ndërmarrjeve publike - NACIONALE

Qeveria emëron bordet e drejtorëve të katër ndërmarrjeve publike

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka emëruar Bordin e Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Trainkos”, si dhe tri kompanive rajonale të ujësjellësit Hidroregjioni Jugor, Radoniqi dhe Bifurkacioni.

Kryesues i Bordit të "Trainkos" është emëruar Nol Dedaj.

Ndërsa, anëtarë të bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike të hekurudhave janë emëruar: Astrit Mehaj, Drita Kadriu-Berisha, Blerina Shamolli, Rizah Spanca dhe Shaban Neziri.

Mandati i Bordit zgjat tri vite.

Lajme të ngjashme