Elshani paralajmëron hapjen e urës së Ibrit: Është vetëm çështje kohe
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka paralajmëruar hapje të shpejt të urës mbi lumin Ibër.
Ai ka bërë me dije se hapja e kësaj ure, e cila prej vitesh ka qenë simbol i ndarjes së qytetit, është vetëm çështje kohe.
Sipas tij, kjo çështje është duke u diskutuar në mes të eprorëve të policisë.
“Unë e konsiderojë që është vetëm në pyetje koha se kur kjo urë do të hapët dhe si do të hapët. Një herë e patëm përmend që ka mundësi me u hapë ura dhe me u mbushë më autoblinda në një farë vendi, por jemi duke e diskutu me eprorët tonë se si ka mundësi kjo të bëhet. Unë konsiderojë se nuk ka më vend për brengosje për qytetarët e veriut të vendit. Forma se si do të hapët është pak më ndryshe, por unë konsideroj që shuam shpejtë do ta kemi edhe urën e hapur”, ka deklaruar Elshani në Tëvë1.
Në prill të vitit të kaluar, Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut kishte marrë vendim për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.