Elshani i PDK-së: Tatimi me rritje, haraç për qytetarët nga Qeveria Kurti
Arianit Elshani i PDK-së, e ka quajtur haraç tatimin në pronë, i cili u rrit së fundmi.
Sipas Elshanit, ky kontrabandim i vendimit siç e quan ai, duhet me u ndalë. Ai thotë se tatimi e taksat premisë e kanë shërbimin e qytetarëve dhe jo për tu mbushur llogaritë e bangave për Qeverinë.
Sipas tij në mungesë të investimeve, e me këtë krizë ekonomike, kjo rritje përkthehet si haraç ndaj qytetarëve.
Postimi i plotë:
TATIM PO, HARAÇ JO.
Në mënyrë të paskrupullt, pa asnjë paralajmërim, pa u zhvillu asnjë dsikutim publik u vendos haraçi i tatimit mbi pronën, për qytetarë që po kalojnë krizën ma të madhe ekonomike që pas përfundimit të luftës.
Me vetëm 9% investime kapitale prej qeverisë, pa asnjë infomatë për vlerën koeficientëve të pagave, me rritje enorme të çmimeve të produkteve, me inflacion prej rreth 12%, sot qytetarët e kosovës kanosen me haraçin qeveritar mbi pronën.
Ky kontrabandim i vendimit mbi haraçin duhet me u ndalë.
Taksat e tatimet e kanë një premisë, me u përdorë në shërbim të qytetarëve, e jo për me u mbushë llogaritë bankare të Qeverisë.
Prandaj pa investime, ky tatim sot është haraç që i vendoset qytetarëve nga Qeveria Kurti.