Elshani flet për bllokimin e kufijve në Serbi: Gjithçka në rregull, kurrë ma mirë s'ka qenë
Zëvendësdrejtori për Rajonin e Veriut, Veton Elshani ka thënë se situata në pikën kufitare në veri është e qetë, përkundër paralajmërimeve të serbëve se do të bllokojnë pikën kufitare në pjesën e Serbisë.
Elshani tha se nuk dihet për numrin e protestuesve dhe se nuk është me rëndësi derisa ata nuk tentojnë të hyjnë në territorin e Kosovës.
“Nuk kemi informacion për numrin e protestuesve, për neve nuk është me rëndësi se sa persona janë, munden me qenë me mijëra por janë në pjesën e tyre, nëse tentojnë të hyjnë në anën tonë, ne jemi këtu. Nuk parashihet se do të ketë probleme në veri, e në bazë të bllokadës dhe do të veprojmë”, u shpreh zëvendësdrejtori, për Klan Kosovën.
Ndër të tjera Elshani ka thënë se nuk ka nevojë për forca të shtuara të KFOR-it.
“Nuk ka nevojë për forca të shtuara të KFOR-it pasi asgjë nuk do të ndodh në veri, nëse tentojnë të vijnë në veri ne këtë punë kemi, të sigurohemi që nuk kallet pika kufitare, dhe i marrim masat e duhura. Gjithçka është në rregull, kurrë më mirë s’ka qenë”, tha Elshani në Kosova Today të Klan Kosova.