Elezi: Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje s`ndikon në certifikimin e rezultatit - NACIONALE

Elezi: Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje s`ndikon në certifikimin e rezultatit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se përqindja e pjesëmarrjes sw qytetarëve në zgjedhjet për kryetarë të komunave veriore nuk ndikon në certifikimin e zgjedhjeve nga KQZ-ja.

Ai ka deklaruar se pavarësisht pjesëmarrjes në këto zgjedhje, KQZ-ja do të veprojë sipas ligjit.

Ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe Ligji për zgjedhjet lokale nuk e kufizojnë se sa duhet të jetë pjesëmarrja e votuesve në një komunë të caktuar, në mënyrë që pastaj rezultati të mund të certifikohet nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, ka thënë Elezi për Kosovapress.

Sipas tij, as çështja e numrit të kandidatëve të certifikuar nuk është e kufizuar në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe as në Ligjin për zgjedhjet lokale. “Pra, fletëvotimi mund të ketë edhe vetëm një kandidat, i cili certifikohet nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet për kryetar të një komune të caktuar”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme