Elezi ndan detaje për votuesit nga diaspora - NACIONALE

Elezi ndan detaje për votuesit nga diaspora

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë brenda disa ditësh dërgimin e pakove me fletëvotime për rreth 85 mijë shtetas të Kosovës që janë regjistruar për të votuar me postë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se votuesit pasi ta pranojnë pakon duhet ta dërgojnë atë përmes postës në adresën e kutisë postare të KQZ-së.

Sipas të dhënave preliminare, nga 142,803 aplikime të pranuara për regjistrim, deri tani janë aprovuar 109,696. Prej tyre, 81,901 qytetarë kanë zgjedhur votimin me postë jashtë Kosovës, ndërsa 24,940 janë regjistruar për votim fizik në përfaqësitë diplomatike.

Lajme të ngjashme