Ekzekutohen pagat për zyrtarët publikë
Më në fund, janë ekzekutuar pagat e muajit shtator për zyrtarët publikë.
Gazeta Nacionale ka kuptuar se ekzekutimi i pagave nga Thesari është bërë sot.
Kurse, disa zyrtarë publikë i kanë treguar gazetës, se para pak qastesh kanë marrë konfirmimin nga bankat se pagat i kanë në llogaritë e tyre.
Gazeta Nacionale sot ka raportuar Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka caktuar ushtruesin e ri të detyrës për pozitën e drejtorit të Thesarit.
Në këtë mënyrë është zhbllokuar edhe procesi i ekzekutimit të pagave.
Gazeta Nacionale nga burimet e saj ka mësuar se në këtë pozitë është caktuar Xhevat Zejnullahu.