Ekzaltohet Bajqinovci pas marrëveshjes për letërnjoftime, publikon 'meme' të një bisede hipotetike me Kurtin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një imazhi humoristik, ka shpërfaqur ngazëllimin e tij me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen e letërnjoftimeve.
Bajqinovci, në llogarinë e tij në Instagram, ka publikuar fotot e tij tashmë virale me kryeministrin Kurti në të cilat kishte edhe përshkrime të shndërruara në 'meme' të një bisede hipotetike mes tij edhe Kurtit në lidhje me marrëveshjen e sotme.
Postimi:

Kujtojmë që Kosova dhe Serbia sot kanë arritur marrëveshjen për dokumentet, e cila iu lejon kosovarëve që të hynë në Serbi me letërnjoftimi, pa u pajisur me letrat për hyrje/dalje.