Ekzaltohen Fitore Pacolli e Armend Muja: Kosova kurrë s’ka pasur Raport të Progresit më të mirë - NACIONALE

Ekzaltohen Fitore Pacolli e Armend Muja: Kosova kurrë s’ka pasur Raport të Progresit më të mirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për të folur për Raportin e Progresit, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje zgjodhën të mbajnë një konferencë për media të shtunën.

Armend Muja e Fitore Pacolli dolën para gazertarëve, dhe u lavdëruan duke thënë se Kosova asnjëherënuk ka pasur Raport të Progresit më të mirë.

“Nga 14 raporte ky është raporti me i mirë në krahasim me vitet e kaluara dhe më i miri në krahasim me shtetet e rajonit, ky është raporti i parë ku nuk evidentohet ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë, administratës publike, sidomos në punësimin e shërbyesve civilë, në transmetuesin publik, dhe në institucione e agjenci të pavarura. Në të gjitha raportet kaluara ndërhyrjet politike evidentoheshin këto fenomene shqetësueses. Ky është raporti i parë ku evidentohet shumë më shumë progres dhe nuk evidentohet regres dhe kthim prapa”, ka thënë Fitore Pacolli.

Ajo vlerësoi se Kuvendi i Kosovës ka thyer rekorde, pavarësisht se Raporti i Progresit ka shumë kritika për punën e legjislativit.

Edhe deputeti tjetër i VV-së, Armend Muja, tha se puna e mirë e Kuvendit u vlerësua lartë në Raportin e Progresit, duke u ndalur tek inciativa e opozitës për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trust-i.

“Në dy raste specifike Komisioni Evropian e komenton qasjen e Kuvendit, sidomos të mazhorancës në raport me iniciativën për tërheqjen e Trustit, ne kemi mbajt qëndrimin kundër sepse kemi menduar që kjo është për më të mirën e qytetarëve dhe kjo njihet edhe nga Raporti i Progresit” tha Muja.

Lajme të ngjashme