Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë një person që kërkohej përmes Interpol-it - NACIONALE

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë një person që kërkohej përmes Interpol-it

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se është ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë, një person i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar.

Në një njoftim për media, policia ka bërë me dije se i dyshuari, shtetas kosovar, ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi kërkohej përmes Interpolit për “Falsifikim të parave”.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Falsifikim i Parave” dhe i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Zvicerane dhe i njëjti pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Policia e Kosovës do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme