Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë i kërkuari përmes INTERPOL-it - NACIONALE

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë i kërkuari përmes INTERPOL-it

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë ekstradimin e F.B nga Norvegjia.

I dyshuari kërkohej me letër rreshtim ndërkombëtar.

“I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritete norvegjeze pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës pasi, i njëjti u ishte shmangur organeve të drejtësisë.

Ekstradimi u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Norvegjeze.

I dyshuari pas ekstradimit, i është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme