Ramadani e quan "shkelje të rëndë ligjore" ekspozimin e punëtorëve të AKI-së nga Osmani - NACIONALE

Ramadani e quan "shkelje të rëndë ligjore" ekspozimin e punëtorëve të AKI-së nga Osmani

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kryesinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka reaguar ashpër pas publikimit të një fotografie nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku shfaqen – të kthyer me shpinë – punonjëset gra të AKI-së, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani e ka cilësuar këtë veprim si “të paprecedent" dhe "një shkelje serioze ligjore”.

Sipas Ramadanit, fakti që ekspozimi vjen nga e para e shtetit e bën çështjen shkeljen serioze.

"E paprecedent, si asnjëherë më parë!

Ekspozimi i punonjësve të AKI (qoftë pjesë të caktuara identifikuese) përbën shkelje serioze ligjore! Rrëzimi i investimit shumëvjeçar në mos-ekspozim të stafit rrezikon sigurinë e punonjëseve dhe sigurinë kombëtare! Kur kjo vjen nga kreu i shtetit, po flasim për një shkelje mëse serioze!" – tha ai.

Lajme të ngjashme