Ekspertja e politikës së jashtme: Duke e futur Serbinë në BE, ju praktikisht po sjellni një kalë trojan rus
CNN ka publikuar një artikull të gjatë raportet mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ndërveprimet e diplomacinë amerikane dhe evropiane në raportin me shtetin serb. Në këtë shkrim, ekspertë të ndryshëm kanë shprehur një vështrim kritik ndaj Vuçiqit, duke e karakterizuar atë si një "kalë trojan rus" në kontekstin e marrëdhënieve ndërkombëtare, ndërsa kanë portretizuar Serbinë si një aleate tradicionale të Rusisë në Evropë.
Në këtë kontekst, ekspertja e njohur nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, Majda Ruge, në prononcim për CNN, ka dalë tezë interesant në vazhdën e ngjarjeve të fundit.
Ajo ka thënë se edhe nëse supozojmë se e integrojmë Serbinë në BE, kjo do të përkthehet në importim të ndikimit rus brenda Bashkimit Evropian.
“Duke supozuar se ne e sjellim disi mrekullisht Serbinë në BE, me këtë lloj regjimi, ju praktikisht po sjellni një kalë tjetër trojan rus në BE, siç keni në formën e [kryeministrit hungarez Viktor] Orban,” deklaroi Majda Ruge.
“Po, ju mund të ndikoni në zgjerim, por sigurisht që nuk do të neutralizoni ndikimin rus në rajon – thjesht do ta importoni atë në BE”.