Eksperti i VV-së i reagon Hotit: Je i fundit të flasësh për deficit tregtar
Njohësi i ekonomisë, Edison Jakurti ka reaguar ndaj statusit të ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti duke i thënë se është i fundit që mundet të flas për deficitin tregtar në mallra me Serbinë.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Jakurti ka thënë se Kurti ishte ai që ndër vendimet e para që kishte marrë si kryeministër ishte heqja e reciprocitetit tregtar me Serbinë.
“Avdullah Hoti është i fundit që mundet me folë për deficitin tregtar në mallra me Serbinë. Sepse ndër vendimet e para që kishte marrë si kryeministër ishte heqja e reciprocitetit tregtar me Serbinë”, ka shkruar Jakurti në Facebook.
