Eksperti gjerman thotë që Vuçiqi po luan me dialogun: Dyshoj që do të ketë progres
Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin për Politikat e Demokratizimit me seli në Berlin të Gjermanisë, ka komentuar dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.
Eksperti gjerman është treguar skeptik në lidhje me të ardhmen e dialogut. Sipas tij, Aleksandar Vuçiqi, president i Serbisë, ka një kohë që po luan dhe nuk është i interesuar për respektimin e marrëveshjeve.
Tutje, ai vlerësoi se nuk pret progres në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga Bashkimi Evropian.
“Dyshoj se do të ketë progres në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për shkak se Aleksandar Vuçiqit, ka një kohë të gjatë që po luan dhe nuk është i interesuar t’i respektojë marrëveshjet. Për çdo gjë, presidenti i Serbisë fajëson Kosovën se nuk është e interesuar për dialog, prandaj jam shumë skeptik për të ardhmen e këtij procesi. Ai madje i rezistoi edhe presioneve të Perëndimit duke mos i vënë sanksione Rusisë” - deklaroi ai.