Eksperti amerikan: Do të jetë jetëshkurtër reciprociteti me Serbinë për targa dhe dokumente
Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir reciprocitetin e Kosovës me Serbinë për targat dhe dokumentet e ka cilësuar jetëshkurtër.
“Besoj se çdo marrëveshje që kërkon ndryshim të tagrave të veturave që kalojnë midis Kosovës dhe Serbisë dhe kërkesa për qytetarët nga të dyja anët të marrin dokumente të përkohshme udhëtimi kur të hyjnë në vendin e njëra-tjetrës, në rastin më të mirë, do të ishte jetëshkurtër, sipas asaj që kemi parë deri tash”, ka shkruar ai në Twitter.
I believe that any arrangement which requires changing license plates of cars crossing between #Kosovo & #Serbia, & requires citizens from either side to obtain temporary travel documents when they enter each other’s country will, at best, be short-lived as we have already seen. pic.twitter.com/KdmLPgOBXH
— AlonBenMeir (@AlonBenMeir) August 10, 2022