Ekonomisti Beqiri: E frikshme, qindra kërkesa për largim nga administrata shtetërore
Lulzim Beqiri, ekonomist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar një “fenomen” për të cilin ka raportuar në disa raste edhe gazeta Nacionale. Më saktë, Beqiri ka shkruar në lidhje me largimin e nëpunësve civilë nga administrata shtetërore.
Një gjë të tillë, Beqiri e ka quajtur të frikshme, duke shtuar se Qeveria e Kosovës duhet të ndalojë diksursin hakmarrës e nënçmues ndaj administratës shtetërore.
“E frikshme, qindra kërkesa për largim nga administrata shtetërore.
Qeveria duhet të ndal diskursin hakmarrës e nënçmues ndaj administratës shtetërore!
Sot janë mbi 80 mijë punëtor në sektorin publik që pagën mesatare e kanë rreth 400€, mos te flasim për sektorin privat.
Pse kjo ikje nga administrata shtetërore?” – shkroi ai.