Ekonomia gjermane e shmang recesionin, rritet pak në çerekun e parë - NACIONALE

Ekonomia gjermane e shmang recesionin, rritet pak në çerekun e parë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ekonomia gjermane iu shmang recesionit në fillim të fitit, duke u rritur në masë modeste por më shumë sesa pritej falë investimeve në ndërtimtare dhe eksportit.

Ekonomia u rrit pak në çerekun e parë. Prodhimi vendës bruto shënoi rritje për 0,2 për qind gjatë periudhës së fundit tremujore, sipas të dhënave preliminare të zyrës së statistikave që dolën të martën.

Analistët e anketuar nga agjencia “Reuters” kishin parashikuar rritje për 0,1 për qind, raporton agjencia “Reuters”.

Zyra e statistikave gjithashtu i rishikoi të dhënat për çerekun e fundit të vitit të kaluar, duke vlerësuar se kishte tkurrje ekonomike për 0,5 për qind, nga 0,3 për qind sa kishte vlerësuar më parë.

Lajme të ngjashme