Ekonomia e Kinës rritet në masë të konsiderueshme, i tejkalon pritshmëritë - NACIONALE

Ekonomia e Kinës rritet në masë të konsiderueshme, i tejkalon pritshmëritë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ekonomia e Kinës u rrit për 5,4 për qind në çerekun e parë të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sipas të dhënave qeveritare të porsapublikuara.

Ky nivel i rritjes i mposht shumicën e pritshmërive, por lufta tregtare që po eskalon me Shtetet e Bashkuara e ka zbehur perspektivën për pjesën e mbetur të vitit, raporton televizioni BBC.

Lufta tregtare me ekonominë më të madhe në botë me gjasë do t’ia shtojë presionin Pekinit që të dalë me më shumë masa stimuluese për t’i shmangur kostot më të larta dhe për ta fuqizuar ekonominë.

Eksportet kineze në Shtetet e Bashkuara janë goditur me taksë prej 145 për qind, ndërsa prodhimet amerikane që futen në Kinë ballafaqohen me tarifë prej 125 për qind.

Të mërkurën në mëngjes, Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi 48 masa të reja për ta “promovuar zgjerimin e shërbimeve, për të inovuar skenarë të larmishëm të konsumit, për t’i përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe përvojën e konsumatorëve”.

Lajme të ngjashme