Ekipi i xhudos në Gllogjan, priten nga Haradinaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se xhudistët që morën pjesë në Olimpiadën e Parisit, kanë vizituar sot Gllogjanin.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj njoftoi se ata i ka përgëzuar për suksesin.
“Faleminderit Driton Kuka, Majlinda, Distria, Laura, Nora, Akil dhe Loriana! Nderuat Kosovën dhe të gjithë shqiptarët.” – ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Suksesi i Kosovës në Olimpiadën e Parisit është edhe një dëshmi se vendi ynë ka një brez të artë xhudistësh që po i’a lartësojnë emrin kudo në botë, kjo falë punës së mahnitshme të mjeshtrit të madh, Toni Kuka dhe ekipit të tij. Kënaqësi që sot t’i pres në Gllogjan dhe t’i përgëzoj për suksesin.
Faleminderit Driton Kuka, Majlinda, Distria, Laura, Nora, Akil dhe Loriana! Nderuat Kosovën dhe të gjithë shqiptarët.