Ekipi i studentëve të UP-së në top-3shen më të mirë në botë, Osmani: Sukses historik - NACIONALE

Ekipi i studentëve të UP-së në top-3shen më të mirë në botë, Osmani: Sukses historik

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Universiteti i Prishtinës, ekipi i fakultetit juridik ka arritur tip 3-shen më të mirë në botë, në garë me gati 400 universitete.

Osmani ka shkruar se në këtë rast vajzat e djemtë nga Kosova kanë lënë prapa Universitete si Harvarsi, Oxfordi, Cambridge etj.

“Sukses historik! Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, arriti në top 3-shen më të mirë në botë! Këto vajza e djem nga Kosova kanë lënë prapa Universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjoze të drejtësisë, Ëillem C Vis. Ata poashtu fituan çmim të veçantë për Memorandumin për palën e paditur.” – ka shkruar ajo.

Osmani tutje ka shkruar se kjo ekipë dëshmon se vetëm me punë e përkushtim arrihet gjithçka.

“Kjo ekipë këtu në foto dëshmon se vetëm me punë e përkushtim arrihet gjithçka. Krenare sa më ska! Bravo studentëve Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa, Rea Hadri, si dhe Trajnerët: Prof. Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj.” – ka përfunduar Osmani.

Lajme të ngjashme