Ejupi: Brengosëse pozitat me U.D, kjo i bie tendencë e kapjes së institucionit - NACIONALE

Ejupi: Brengosëse pozitat me U.D, kjo i bie tendencë e kapjes së institucionit

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Burim Ejupi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), tha se është brengosëse ushtrimi i pozitave me ushtrues të detyrës, pasi sipas tij, kjo i bie tendencë e kapjes së institucionit.

“Ajo që është shumë brengosëse përveç Parlamentit, është se edhe pozitat e nalta brenda ministrive sot janë me ushtrues detyre. E përmenda më herët se vendimi i Gjykatës Supreme e ka ndërru lojën pak, se nëse dy vjet nuk ke mujt me zgjedh, domethanë është paaftësi e drejtëpërdrejtë e kësaj qeverisje që nuk ka mujt me zgjedh një sekretar në një ministri”, tha Ejupi.

Ejupi tha se është tendencë për kapje të institucionit.

“Unë po e kuptoj se kur është ushtrues detyre mundesh me një vendim me emëru, me një vendim me shkarku, pra kjo i bjen tendecë me kap institucionin dhe me kontrollu, por ja që tash jena në një situatë ku Gjykata Supreme për dy agjenci të pavarura nuk i ka pranuar vendimet e ushtruesit të detyrës për shkak se kanë qenë më shumë se dy vite ushtrues detyre”, shtoi Ejupi. /BetimiPërDrejtësi

Lajme të ngjashme