Edona LLaloshi “harron” që është deputete, cakton koncert në Mal të Zi: Me video fton fansat për pjesëmarrje
Deputetja e VV-së, Edona LLalloshi, ka harruar që është përfaqësuese e popullit dhe ka obligime kushtetuese që ia jep ky post.
Derisa e gjithë Kosova po flet për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, Llalloshit nuk i intereson fare për këtë çështje.
Ajo tashmë ka caktuar një koncert në Malësi, në Mal të Zi.
Përmes një video të postuar në profilin e saj në Facebook, ajo ka ftuar fansat e saj për pjesëmarrje në këtë koncert.