Edita Tahiri: Edhe sa kohë BE-ja do ta toleroj Serbinë? - NACIONALE

Edita Tahiri: Edhe sa kohë BE-ja do ta toleroj Serbinë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialog me Serbinë, Edita Tahiri, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se Bashkimi Evropian duhet ta ndalë tolerancën ndaj politikës serbe dhe ruse.

Tahiri mendon se kjo situatë duhet të zgjidhet në samitin që do të mbahet në Tiranë, se sipas saj kjo është çështja e parë që duhet të zgjidhet për nga rëndësia.

“Edhe sa kohë BE-ja do ta toleroj Serbinë me politiken e saj hipokrite "edhe me Rusinë edhe me perëndimin." Është koha që BE-ja të jetë e prerë me Serbinë, ta ndal hipokrizinë e saj për hir të paqes dhe stabilitetit ne rajon, Samiti nesër në Tiranë duhet ta zgjidh këtë çeshtje, ndeër shumë çeshtje që ngarkojnë Ballkanin kjo është çeshtja e parë që duhet zgjidhur!”, ka shkruar Tahiri.

Tashmë është publikuar tashmë agjenda e plotë e Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Liderët evropianë pritet të arrijnë rreth orës 09:30, kurse përgjatë 30 minutave të ardhshme do të nënshkruhet marrëveshja "roaming".

Lajme të ngjashme