Edi Rama shpërndan deklaratën e Hashim Thaçit nga Haga: Liria ka emër - NACIONALE

Edi Rama shpërndan deklaratën e Hashim Thaçit nga Haga: Liria ka emër

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka shpërndarë një video me fjalimin e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.

Krahas videos, ai ka shkruar: “Liria ka emër”.

Ndërkohë, Thaçi dhe të tjerët sot thanë fjalët përfundimtare në Gjykatën Speciale.

“Për gati tri vite në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm. Në kohën e masakrave në fillimit të vitit 1998, isha student në Cyrih. Unë nuk po bëja plane si ta marr kontrollin e Kosovës, i vetmi njeri i cili po bënte plane morpide ishte Sllobodan Millosheviqi. Duke i parë masakrat në vendim tim nuk mund të qëndrojë indiferent, vendosa të vij në Kosovë. Ndërsa atë që do të bënte secili prej jush. Për ketë jam krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë. Është ofendim për kujtimin e heronjve dhe mijëra viktimave. Është ofendim dhe për përpjekjet e NATO-s me të cilët bashkëpunuam ngushtë”, ka deklaruar Thaçi prej atje.

Lajme të ngjashme