Edi Rama: Raketat ruse në Odessa rrezikuan kryeministrin grek dhe Zelenskyn
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për disa raketa ruse që ranë në Oddesa.
Rama ka deklaruar se këto raketa kanë rrezikuar jetën e kryeministrit grek dhe Zelenskyt.
“E dënojmë fuqishëm sulmin me raketa ruse në Odessa që rrezikoi jetën e kryeministrit Mitsotakis të Greqisë, mikut dhe aleatit të përkushtuar të NATO-s dhe Presidentit Zelensky, të cilin pata kënaqësinë ta prisja javën e kaluar në Tiranë. Këto janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme”, ka shkruar Rama në platformën “X”.