Edi Rama pozon me tërfurk, 'çmendet' rrjeti
Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e postoi në profilin e tij në Facebook një fotografi në të cilën shihej me një mjet pune që besohet se quhet tërfurk.
Kryeministri shqiptar nuk e tha asnjë fjalë, por vetëm vendosi nja tri figura.
Ai kishte vënë duart në pozicion pune, derisa pranë tij besohej se ndodhet kashtë.
Kjo duket se ka mallëngjyer shqiptarët, pasi Rama ka marrë plot 38 mijë reagime – me shumë prej tyre që ishin nga Kosova. Në postimet e tjera, ai ka marrë mesatarisht nga 3 mijë pëlqime.
Rama është shquar vazhdimisht për punën e madhe që e bën në marrëdhënie me publikun (PR).
Kujtojmë që edhe kryeministri i Kosovës, pas kritikave për mospunë, kohët e fundit ka filluar të kapë një mjet tjetër pune, kacinë.
Çka është tërfurku?
Fjalori e përshkruan si vijon:
TËRFURK m.
- Sfurk, zakonisht prej druri e me tre dhëmbë, që përdoret për të mbledhur bar a ferra; sfurk. Dhëmbët e tërfurkut.
