Edi Rama për deputetët e PD-së: Këta s’kanë as din as iman - NACIONALE

Edi Rama për deputetët e PD-së: Këta s’kanë as din as iman

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, akuzoi deputetët e PD-së se ia kanë ngulur thikën pas shpine ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që momentalisht është në paraburgim në Hagë.

Rama për deputetët e PD-së tha se këta s’kanë as din as iman. Sipas Ramës, deputetët e PD-së ia ‘ngulin’ thikën kujt të mundën, sa të mundën, madje edhe po e pësoi vendi i tij.

“Këta nuk kanë as dinë as iman, se kur marrin mikrofonat tjetërsohen... se thonë kështu e ka politika. Ngulja thikën kujt të mundësh, sa të mundësh, nga të mundësh, madje po e hëngri edhe vendi yt, s’ka problem”, tha Rama.

Derisa fliste për thika pas shpin, Rama tha se PD-ja e nisi raportin e Dick Martyt, duke ia ngulur thikën në gjoks Hashim Thaçit.

“Cilin gjenocid doni të aprovojë Parlamenti i Shqipërisë? E keni harruar ju se unë jo, që ai shtet i lirë sovran është krijuar nga ata që pa të cilët, nuk duhet të bëjnë asnjë hap. Pa aleatët. Përpara se të kuturisemi ne në 2022 për të zgjidhur problemet mes foltores dhe gojores, duhet dakordësia e aleatëve tanë. Çka mendoni ju për Hashim Thaçin. Ju e nisët raportin e Dick Martyt. Duke ia ngulur thikën mu në gjoks presidentit të Kosovës. E akuzuat edhe për terrorist”, ka thënë Edi Rama.

Debati nisi për raportin e Dick Martyt ku po diskutohet sot në Kuvendin e Shqipërisë.