Edi Rama njofton: Diella për herë të parë merr pjesë në një forum ndërkombëtar
Diella, ‘ministrja’ e Shqipërisë për Inteligjencë Artificiale, ka marrë pjesë për herë të parë në një forum ndërkombëtar.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama.
Postimi:
MIRËMËNGJES 😊
dhe me pjesëmarrjen e parë ndërkombëtare të Diellës, dje në kuadrin e javës së Kombeve të Bashkuara në New York, ku ishim së bashku të ftuar online në konferencën prestigjioze “Future Investment Initiative” që nën kujdesin e Fondit Saudit të Investimeve mbledh sipërmarrje inovatore nga mbarë bota, duke ju ftuar ta ndiqni nëse dëshironi në faqen e saj në fejsbuk, videomesazhin e ministres së shtetit për Inteligjencën Artificiale ( https://www.facebook.com/share... )
ju uroj një javë të mbarë