Edhe Zvicra liberalizon vizat për kosovarët
Edhe shteti zviceran ka vendosur që të heq regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Radio Evropa e Lirë pa bërë me dije se Këshilli Federal i Zvicrës ka njoftuar se kosovarët nga 1 janari i vitit 2024 do të mund të lëvizin pa viza edhe në këtë shtet.
Në njoftim e Këshilli Federal është thënë se Republika e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kushtet për heqjen e vizave.
Gjithashtu, në njoftim është treguar se nuk bëhet fjalë për të drejtën e punës në këtë vend. Sipas njoftimit, kosovarët që dëshirojnë të punojnë duhet të pajisen me viza pune.
Ndonëse nuk është pjesë e BE-së, Zvicra është pjesë e Zonës Schengen.
Më 15 maj ka hyrë në fuqi Rregullorja e BE-së 2023/850, e cila e mundëson liberalizimin e vizave për Kosovën.
Sipas kësaj rregullore, kosovarët do të mund të lëvizin pa viza në BE nga 1 janari vitit 2024.